JOQ Albania
Home

Koronavirusi, Kina i shet teste difektoze Çekisë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 21:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shteti Çek mori një sasi të madhe testesh nga Kina, të cilat nuk i ndihmuan aspak mjekët për të zbuluar se kush ishte i infektuar apo jo. Gati 80% e këtyre testeve kanë rezultuar me difekt, duke i detyruar mjekët t’i riktheheshin testimit nëpër laboratore, i cili sigurisht do më tepër kohë për të dhënë rezultatin përfundimtar.

Qeveria kishte porositur 100.000 teste të cilat kushtuan rreth 546.000$, edhe pse Kina e ka “shitur” këtë marrëveshje sikur testet ishin një dhuratë e tyre për Çekinë. Megjithatë, problemi më i madh në këtë situatë, është që këto teste jo vetëm që nuk e kryenin funksionin e tyre, por tashmë të personat tek të cilët u përdorën do të ri-testohen dhe ky është një harxhim i dyfishtë kohor si për pacientët ashtu edhe për doktorët.

Mjekja Pavla Svrcinova, u shpreh:

I kontrolluam këto teste në Spitalin Universitar në Ostrava, por për fat të keq marzhi i tyre i gabimit ishte shumë i lartë. Kështu që tani jemi të detyruar t’i rikthehemi analizave laboratorike.

Burimi: TaiwanNews|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania