JOQ Albania
Home

Theu karanatinën e doli me pizhama, gruaja: Po ndjek burrin tim, dua ta kap me dashnoren
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia në Romë ka ndaluar një grua, pasi nuk respektoi rregullat e karantinës. Ajo kishte dalë në rrugë me pizhama dhe kur është pyetur nga policia për arsyen ka thënë se ishte duke ndjekur burrin e saj, pasi kishte dyshime se ai e tradhtonte.

Mësohet se ajo i ka thënë policëve që e ndaluan:

Unë po ndjek burrin tim, dua ta kap atë me dashnoren e tij.

Policët kanë mbetur të habitur nga fjalët, që u ka thënë gruaja 60-vjeçare. Po ashtu e ditur bëhet se gruaja ishte duke vrapuar në rrugë me pizhame.

Gjithashtu ajo ka thënë se pasi ta kapte burrin e saj me dashnoren do t’i fotografonte.

Kujtojmë këtu se e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shrtohen dhe thirrjet për të qëndruan në shtëpi vazhdojnë.

Foto ilustruese

Burimi: tgcom24/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania