JOQ Albania
Home

Politikania shqiptare: Nëse deputetët infektohen me koronavirus, të mos u vihen respiratorët
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 21:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fatmira Kollçaku, deputete e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme të Kuvendit, Kollçaku iu bëri thirrje mjekëve që nëse infektohen deputetët me koronavirus, të mos u vihen respiratorët.

E revoltuar, ajo theksoi se imuniteti politik nuk të bën të jesh i mbrojtur nga sëmundjen.

Ajo tha:

Ky mesazh që shkon nga kjo sallë është turpi. Unë kam thënë sot pa ardhur, pas pak fillon seanca e turpit dhe qëndroj prapa saj. Sot e kam postuar një video-spot, BBC që e ka jap të njerëzve që punojnë në kujdesin intensiv qendror, dhe i ftoj të gjithë ata që asnjë deputet nëse do të infektohej mos t’ia qesin respiratorin, sepse ne nuk jemi mbi ligjin, a po mendoni që jemi me imunitet politik e jemi edhe me imunitet karshi sëmundjeve, apo si deri tani gjithë politik-bërësit kanë qenë mbi ligjin, mbi shtetin, kurrgjë nuk ka vlejte, do të thotë edhe në kohë të pandemisë ne jemi mbi ligjin.

Kujtojmë këtu se që prej 11:00, në parlamentin e Kosovës po zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme, pas krisjes së koalicionit politik mes LVV-së dhe LDK-së.

LDK pritet të votojë për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, me të cilën kanë krijuar koalicion.