JOQ Albania
Home

Shtëpinë ua shkatërroi tërmeti, janë 7 veta në kontenier/ Gruaja: E vështirë të ruhet higjena
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 21:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra shqiptarë mbeten pa një strehë, ku të fusin kokën pasi banesat e tyre u shkatërruan nga lëkundjet e forta sizmike.

Këto ditë që Shqipëria është nën ethet e koronavirusit vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar në mënyrë rigoroze higjenën personale.

Kujtojmë këtu se ka ende shumë shumë shqiptarë të prekur nga tërmeti që janë duke qëndruar në çadra ose kontenierë ata që kanë pasur më shumë fat dhe ata nuk kanë lavamanë, ku të lajnë duart.

Familja e Rexhep Yllit jeton në çadër. Familaj e tij përbëhet nga 7 anëtarë. Për ‘ora news’ ai ka thënë:

Është pezulluar puna, ato lekë që kishim i shpenzuam me borxhe, me ilaçe.

Kurse e zonja e shtëpisë tregon se janë duke jetuar me frikë, pasi numri i të infektuarve në Shqipëri është rritur.

Ajo ka thënë:

Është shumë vështirë që të mbahet higjiena, e bëj për fëmijët. Thirrja ime është që të shikojë dhe shteti të mos rrijë duarkryq.