JOQ Albania
Home

Koronavirusi sjell lirime masive për të burgosurit në të gjithë botën
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 22:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

New Jersey ishte vendi i parë në SHBA që vendosi të lirojë një pjesë të të burgosurve, nga frika e përhapjes së virusit.

Por, këtë shembull duket se po e ndjekin tashmë të gjithë. Kanadaja dhe Gjermania kanë bërë gjithashtu të njejtën gjë. 1000 të burgosur të cilët janë në prag të mbarimit të dënimit të tyre, do të lirohen nga burgjet gjermane.

Qëllimi i këtij vendimi është që të lirohen qelitë, për të qenë në dispozicion për t’u përdorur si dhoma karantine për të burgosurit e tjerë që mund të infektohen.

Edhe në Kanada, do të lirohen po 1000 të burgosur.Sigurisht që të burgosurit që do të lirohen, janë ata të cilët konsiderohen të një rrezikshmërie të ulët.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania