JOQ Albania
Home

Burri i infektuar me Covid-19 rrëfen tmerrin: Dy pacientë vdiqën përpara syve të mi!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 20:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 40 vjeçar i infektuar nga koronavirus, ka bërë një thirrje për të ndërgjegjësuar njerëzit, duke treguar atë çka po përjeton teksa është në terapi intensive.

Pak ditë më parë, atij iu shfaqën disa simptoma të Covid-19 dhe kishte menduar se mund t’a kalonte virusin duke qëndruar në shtëpi.

Duke qenë i ri në moshë dhe mjaft mirë fizikisht, 40 vjeçari britanik nuk i kishte dhënë rëndësinë e duhur këtij virusi.

Por, pas qëndrimit për një javë në shtëpi, ai filloi të ndihej gjithmonë e më keq, deri sa përfundoi në terapi intensive në spital.

Pasi pa çfarë ndodhte në spital, ai tha:

Sapo pashë dy pacientë të vdisnin përpara meje. Një burrë plak ishte në intubim dhe infermierja sapo më tregoi se kishte vdekur. Një tjetër ishte në terapi intensive por nuk ia doli gjithashtu. Ne duhet ta marrim seriozisht këtë situatë. Nuk është momenti të dilni të festoni apo të takoheni me miqtë tuaj.Nëse nuk e merrni seriozisht këtë virus, shumë njerëz do të vdesin.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania