JOQ Albania
Home

Koronavirusi, 170 mijë vullnetarë i përgjigjen thirrjes së Britanisë së Madhe për ndihmë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 20:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm pak orë pasi Britania e Madhe njoftoi se duhen rreth 250.000 vullnetarë për të ndihmuar në situatën e krijuar nga pandemia, një numër i madh njerëzish janë treguar të gatshëm të ndihmojnë. Kanë qenë jo pak, por plot 170.000 vullentarë të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të ndihmuar sistemin shëndetësor.

Stephen Powis u shpreh:

Në kohë krize, njerëzit solidarizohen gjithmonë. Kjo është një emergjencë shëndetësore, çdo kush mund të luajë një rol në përmirësimin e situatës.

Britania e Madhe bëri thirrje për 250.000 vullnetarë, për të mundësuar transportin e pacientëve, mjeteve apo ushqimeve.

Një pjesë e tyre madje do të mbajnë komunikim të vazhdueshëm me njerëzit (kryesisht të moshuarit) të cilët jetojnë vetëm dhe ndihen të vetmuar.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania