JOQ Albania
Home

1331 viktima nga koronavirusi në Francë, konfirmohen 231 vdekje gjatë orëve të fundit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 19:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Autoritetet franceze kanë përditësuar të dhënat gjatë 24 orëve të fundit për koronavirusin.

Sipas shifrave zyrtare, 231 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë orëve të fundit.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Francë ka shkuar në 1331, ndërsa 3900 pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht.

Po ashtu, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 2929 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin total të rasteve aktive në 20,002.

Vlen të theksohet se 2827 të infektuar ndodhen në gjendje kritike për jetën, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Franca është vendi i pestë më i prekur nga koronavirusi në botë, sa i përket numrit të viktimave.

Burimi: Worldometers