JOQ Albania
Home

Koronavirusi/ Spanja do të shpenzojë 432 milion euro për aparatura shëndetësore
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 19:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Spanja, vendi i dytë me numrin më të lartë të viktimave si pasojë e pandemisë, tashmë i është drejtuar Kinës përsa i përket materialeve të nevojshme për spitalet.

Në javët në vazhdim, është përllogaritur të merren 550 mijë maska, 5.5 milion teste dhe 950 aparatura.

Shteti spanjoll ka firmosur tashmë një kontratë me Kinën, e cila do u mundësojë të gjitha materialet e nevojshme për të përballuar luftën kundër koronavirusit.

Në njoftim, shkruhej:

Këtë javë do të marrin furnizimin e parë me material mjekësore nga Kina. Kemi rënë dakord për të marrë 11 milion dorashka plastike, 550 mijë maska, 5.5 milion teste si dhe 950 aparatura respiratore. Kështu, do të kemi mundësinë të kurojmë pacientët që janë në gjendje më të rëndë, si dhe t’u mundësojmë kushtet e nevojshme pjesës më të madhe të të infektuarve.

Burimi: ElPais|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania