JOQ Albania
Home

E ëma e Rita Orës i bashkohet ‘bluzave të bardha’ në luftën kundër koronavirusit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 19:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vera Ora, nëna e Rita Orës ka vendosur të mos qëndrojë pa bërë asgjë gjatë kësaj periudhe kaq të vështirë për njerëzit.

Ndonëse ajo është e specializuar si psikiatre, njohuritë e saj në fushën e mjekësisë së përgjithshme, janë mëse të mjaftueshme për të qenë një ndihmë shtesë në spitalet britanike.

Ka qenë vetë Vera, e cila ka zbuluar vendimin e saj, për t’u bashkuar kolegëve të saj mjekë në luftën e tyre të përditshme për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

Në postimin e saj, Vera Ora thotë:

Edhe pse merrem me pacientët që kanë probleme me shëndetin mendor, dëshiroj të ndihmoj dhe t’u bashkohem kolegëve të mi heronj. Është një kohë shumë e rrezikshme për këdo, duhet të qëndroni në shtëpi. Pacientët sa vjen e shtohen dhe bashkë me ta shtohet edhe rreziku i përhapjes më të madhe të virusit.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania