JOQ Albania
Home

Koronavirusi/ Tmerr në Spanjë, vendi iberik më shumë viktima se Kina
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 18:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Spanja ka kaluar zyrtarisht Kinën përsa i përket numrit të viktimave të shkaktuara nga pandemia. Vetëm brenda 24 orësh, 738 pacientë kanë ndërruar jetë.

Sipas bilancit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, Spanja është vendi i dytë pas Italisë me përhapjen më të madhe të koronavirusit. Edhe pse në Spanjë virusi u përhap shumë më vonë sesa në Kinë ku ishte fillimi i pandemisë, ditët e fundit Spanja ka patur numrin më të lartë të të infektuarve dhe të viktimave.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet:

Ka patur një rritje me 20% të rasteve me Covid-19. Ky përshpejtim i përhapjes së virusit, ka sjellë një rritje të numrit të viktimave. Momentalisht virusi është përhapur më tepër në Kataluna.Sistemi shëndetësor është i mbingarkuar dhe pritet që numri të rritet akoma më tepër. Jemi ende në periudhën e shpërthimit të pandemisë dhe dita ditës shfaqen zona të reja të infektuara.

Burimi: ElPais|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania