JOQ Albania
Home

Shkon në 7503 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, 683 humbën jetën gjatë orëve të fundit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 18:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vijon të mbetet i lartë bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Ndonëse sot janë shënuar më pak viktima se dje, sërish numri shifrat janë të frikshme.

Dje u raportuan 743 viktima nga Covid-19, ndërsa sot në mbrëmje Mbrojtja Civile njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 683 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në shtetin fqinj, në 7503.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka shkuar në 74,386.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 5210 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të rasteve aktive në 57,521 persona.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 9362 persona janë shëruar plotësisht nga Covid-19, në Itali.

Mbrojtja Civile njoftoi gjithashtu se 3489 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Burimi: Fanpage.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania