JOQ Albania
Home

‘Koronavirusi, armik i pa dukshëm e shumë vrastar’/ Mjeku Pipero: Ju lutem qëndroni në shtëpi
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 18:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë në vendin tonë.

Lidhur me gjendjen e krijuar prej Covid-19 në vendin tonë ka folur edhe mjeku Pëllumb Pipero. Edhe njëherë, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Po ashtu mjeku është shprehur se kjo është një betejë e vërtetë me një armik të pa dukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinzar dhe ende të pa njohur mirë nga shkenca mjekësore.

Mes rreshtash mjeku është shprehur edhe se në Shqipëri janë shëruar deri më tani 17 persona nga Covid-19.

Mes të tjerash thotë edhe se shqiptarët do ta fitojnë betejën me koronavirusin, por duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Ai ka shkruar:

Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të pa dukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinzar dhe ende të pa njohur mirë nga shkenca mjekësore, pavjonët e spitalit infektiv njëri pas tjetrit po hyjnë në betejë. Këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me covid 19. Ne sot kemi në spital 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shumë të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse ju duhet ende të qëndrojnë në shtëpi. Ne jemi në detyrë, për t’ju shërbyer juve, Ju të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku do e fitojmë këtë betejë, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithe jetën luftë me agjentët mikrobikë, bacterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe Covid 19. Së bashku ja dalim, së bashku do fitojmë!