JOQ Albania
Home

Pasi e kritikuan që rrinte në Surrel dha show në rrugë/ Rama s’e le as këto ditë propagandën
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 17:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama doli në rrugë për të kritikuar shqiptarët që kishin dalë në pa pasur ndonjë arsye madhore.

Si u pa Rama u kërkoi atyre të qëndronin në shtëpi. Si u pa nga pamjet që u transmetuar nga kamerat personale të Ramës, stafi i kryeministrit ishte kujdesur të ruhej distannca.

Por një foto që po qarkullon në rrjet tregon se ky ka qenë vetëm një show. Rama ka qenë i rrethuar nga shumë njerëz në rrugë dhe ata kanë qenë 12 vetë.

Mesa duket edhe në këto ditë të vështira kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer shfaqe të tilla. Sjellim në kujtesë se për disa me radhë pati zëra, por edhe komente nga shqiptarët se Rama ishte rehat sepse ishte izolura në banesën e tij në Surrel.

E si duket Rama për të hedhur poshtë këto zëra doli dhe dha një shfaqe sot në rrugë, si u pa ai ishte pa maskë dhe pa doreza. Personat që janë pas rreth tij i kanë maskat.