JOQ Albania
Home

Kina nis drejt Italisë ekipin e tretë mjekësor dhe një avion me 8 tonelata ndihma
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2020 17:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ekip mjekësh specialistë u nis nga Kina drejt Italisë sot me tetë tonelata ndihma për të kontribuar në luftën e vazhdueshme të shtetit fqinj kundër epidemisë së COVID-19.

Agjensia kineze e lajmeve, Xinhua raportoi për ngjarjen ditën e sotme. Ekipi i ekspertëve së shpejti do të arrijë në Milano nga krahina jug-lindore e Fujian.

Ky është grupi i tretë i mjekëve që Kina nis drejt Italisë. Po ashtu do të mbërrijnë edhe materiale mjekësore të dhuruara nga Kina, duke përfshirë respiratorë, tre mijë kostume mbrojtëse, 300 mijë maska ​​mjekësore, njëzet mijë maska ​​N-95 dhe tre mijë pajisje për mbrojtjen e fytyrës.

Ekipi i profesionistëve të kujdesit shëndetësor është i përbërë nga 14 mjekë specialistë nga spitalet dhe qendra për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, duke përfshirë ekspertë të sëmundjeve infektive, pulmonologjisë, epidemiologjisë dhe mjekësisë tradicionale kineze.

Autoritetet e Pekinit, të cilët ndaluan izolimin në provincën e Hubeit, pas dy muajsh, kanë dërguar tashmë dy grupe ekspertësh në Itali dhe 20 tonë materiale mjekësore mjekësore ndërsa shtohet edhe grupi i tretë i mjekëve që mbërrijnë sot në Milano.

Burimi: fanpage Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania