JOQ Albania
Home

Infermierja 20-vjeçare vret veten në spitalin ku kuroheshin të infektuar me Koronavirus
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2020 16:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një infermiere 20-vjeçare në një spital në Londër, ka vrarë veten të hënën e kaluar. Ajo punonte në një spital ku trajtoheshin pacientë të infektuar me koronavirus.

Gruaja besohet se ka punuar në një repart të kujdesit intensiv në King College Hospital në jug të Londrës.

Ajo u gjet e papërgjegjshme në spital para se të njoftohej policia në 5:36 të ditës së hënë.

Mjekët luftuan për ta shpëtuar, por më vonë ndërroi jetë.

Tetë njerëz kanë vdekur nga virusi vdekjeprurës COVID-19 në Spitalin e King's College.

Londra ka më shumë raste të prekurish nga koronavirusi se kudo tjetër në Britani. Janë raportuar 2,872 raste ndërsa ka pasur gjithsej 143 raste vdekjesh dhe ekziston frika se shifrat mund të dyfishohen nga dita në ditë.

Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania