JOQ Albania
Home

Është në karantinë, i riu çon çiuauan e tij t’i blejë patetina në supermarket
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 16:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qindra miliona njerëz po kalojnë ditët e tyre në shtëpi tani për shkak të koronavirusit.

Disa janë të lejuar të marrin gjërat thelbësore si ushqime apo ilaçe.

Sidoqoftë, për ata që kanë simptoma Covid-19 ose kanë rënë në kontakt me dikë që e ka patur, ata duhet të qëndrojnë në shtëpi pa asnjë asnjë kontakt me botën e jashtme.

Por një burrë në Meksikë ka gjetur një mënyrë të zgjuar për të marrë atë që dëshiron pa pasur nevojë të dalë nga shtëpia.

Antonio Munoz i kishte shkuar mendja për disa patatina Cheetos në ditën e tretë të karantinës së tij.

Në vend që të telefononte dyqanin për të parë nëse ata mund dërgonin një porosi në shtëpi, ai preferoi ta zgjidhte me ndihmën e qenit të tij të besueshëm.

Qeni i tij Chihuahua kishte një shënim të bashkangjitur në pjesën e pasme ku shkruhej:

Përshëndetje Z. Shitës. Ju lutemi shisni qenit tim disa Cheetos, ngjyrë portokalli, jo ato të kuqet, ato janë shumë të pikante. Ajo ka 20 dollarë bashkangjitur në qaforen e saj. KUJDES: Ajo do të kafshojë nëse nuk trajtohet si duhet. Fqinji juaj përballë.

Burimi: Lad Bible | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania