Prej disa ditësh, JOQ Albania ka pasqyruar zërin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës në lidhje me situatën e koronavirusit, të cilët ndër të tjera kanë treguar se në këto ditë të vështira, ku shumica e shteteve në botë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe qytetarët janë izoluar në shtëpitë e tyre, ka pasur solidarizim të lartë nga kompanitë celulare.
Kudo në vendet e Europës, kompanitë celulare kanë dhuruar internet falas për përdoruesit e tyre, duke nisur që nga 10 GB minimumi e deri në 1 milion GB falas, siç ishte rasti i kompanisë Fastweb në Itali.
Deri më sot, asnjë kompani celulare në Shqipëri nuk ofroi anjë "kacidhe" MB për shqiptarët, të cilët prej disa ditësh vijojnë të jenë të izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të masave të marra ndaj Covid-19, ndonëse me qindra prej tyre shkuan deri në "lutje e përgjërim" ndaj kompanive në fjalë, që të solidarizohen siç ndodhi edhe në shtetet e tjera të Europës.
Këtë të mërkurë duket se ka ndodhur mrekullia edhe në Shqipëri. "Lutjet" e shqiptarëve për internet falas, duket se janë realizuar tashmë, pasi prej disa ditësh kërkesat e tyre shkuan në vesh të shurdhët dhe askush s'e vuri ujin në zjarr.
Vodafone Albania është kompania e parë celulare në Shqipëri, e cila duket se është "solidarizuar" me shqiptarët e "ngujuar", duke dhuruar plot 100 MB falas për 24 orë për një nga përdoruesit e saj fatlum, të cilit i ka rënë "Jackpot" në menunë Vodafone Shake.
Këtë gjë na e ka bërë me dije vetë përdoruesi i kësaj kompanie, i cili ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, ku tejet i "ngazëllyer" shprehet se do t'i shfrytëzojë maksimalisht këto 100 MB gjatë 24 orëve në vijim.
Ai shkruan:
Mirëpo, jo të gjithë janë fatlumë si qytetari që na dërgoi këtë mesazh, pasi ka edhe nga ata që Vodafone Albania i ngushëllon me shprehje, siç edhe rasti i një komentueseje, e cila komenton:
Megjithatë, një shprehje filozofike thotë "Më mirë pak se aspak", dhe qytetari në fjalë vërtet duhet ta konsiderojë veten me fat, pasi përdoruesit e kompanive të tjera celulare që operojnë në Shqipëri nuk kanë përfituar ende asnjë MB internet falas në këto ditë.