Një emigrant shqiptar që jeton në SHBA ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet situata e krijuar nga koronavirusi në shtetin amerikan.
Ai ka dërguar disa foto ku shihet se si janë boshatisur supermarketet në Michigan, Detroit, në qytetin Shelby Twp.
Fotot janë bërë në rrjetin e njohur të supermarketeve Kroger, ndërsa në rafte nuk gjendet më asnjë produkt.
Ai shkruan:
Kujtojmë këtu që pak ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare në SHBA.
Sipas të dhënave të përditësuara së fundmi, numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA ka shkuar në 87, ku 19 prej tyre kanë humbur jetën vetëm gjatë orëve të fundit.
Numri total i rasteve me koronavirus në SHBA që nga shpërthimi i virusit është 4,667, nga të cilat 74 kanë mundur të shërohen plotësisht.
Një situatë e ngjashme u pa edhe në Itali tre javë më parë, ku qytetarët u dyndën drejt supermarketeve pas shpërthimit të koronavirusit, për të blerë produkte ushqimore.