“Alo Edi jam!” PR i kultit të individit, SMS vjen nga shteti jo nga Edi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.03.2020, 19:04

Në gjendjen në të cilën ndodhet jo vetëm vendi ynë por e gjithë bota, kryeministri Rama ' e shikon me vend' të bëjë humor.

Edhe këtë radhë u sigurua që situatën ta kthente në propagandë.

Të gjithëve ne na mbërriti në telefona SMS i bujshëm:

Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa të mundësh. Ruaju nga informacioni i rremë. Mos ki frikë po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!

Por kryeministri s’u mjaftua me kaq pasi nuk i përmbushi pritshmëritë për të rritur kultin e individit... Gjë që u pasua me një mesazh zanor që niste kështu: Alo, Edi jam… sa herë tentonim të telefononim dikë.

Qytetarët shqiptarë anë e mbanë botës janë revoltuar nga kjo sjellje e padenjë për një kryeministër dhe e kanë cilësuar atë thjesht pjesë e propogandës së PS edhe në një situatë kaq të rëndë në të cilën ndodhet vendi dhe bota.

Duket se meraku i Ramës nuk janë qytetarët dhe siguria e tyre por një vetë-reklamim para tyre përmes kësaj mënyre.

Mesazhe të shumta kanë mbërritur nga shqiptarë në botë që kanë nisur mesazhet e kujdesit ndaj qytetarit në celularë por në këtë rast, prej shtetit dhe jo prej Edit.

Një shqiptar nga Kosova tregon mesazhin e marrë nga qeveria e Kosovës në telefon:

Të dashur qytetarë,
Mbrohuni nga Koronavirusi.
Pastroni shpesh duart me sapun, apo me dezinfektues me bazë alkooli!
Nëse keni shenja si ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, JU LUTEM qëndroni në shtëpi dhe NË RAST urgjence, thirrni për ndihmë mjekësore.

Njësoj edhe shqiptarët në Greqi e Itali, vetëm në vendin tonë ndodh që kryeministri, ‘të shfaqet’ edhe në telefon.

Ata janë njoftuar përmes një SMS-je në celularët e tyre nga vetë autoritetet përkatëse, dhe jo personalisht nga kryeministri i vendit.

Në këtë situatë, mund të thuhet se Shqipëria është i vetmi vend ku kryeministri merr edhe kompetencat e ekspertëve të fushës, për t'iu dhënë leksione shqiptarëve mbi masat që duhet të marrin për koronavirusin.

Dhe fotot e mëposhtme e dëshmojnë më së miri se ku ndryshon informimi publik nga propaganda, dhe kjo e fundit praktikohet gjerësisht nga "Rilindja", veçanërisht në situata të tilla.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit