Shumë bashki kanë hapur tendera për të bërë punime dhe rikonstruksion rrugësh në qytetet e tyre kryesore.
Edhe pse jemi në vitin 2020, shumë qytete të vogla kanë një infrastrukturë rrugore që lë për të dëshiruar, pavarësisht se çdo vit hidhen miliona lekë për t’i rregulluar rrugët apo edhe për t'i mirëmbajtur ato.
Një prej bashkive që ka vendosur të shpenzojë para për rikonstruksionin e rrugëve brenda qytetit është edhe Bashkia Bulqizë e cila ka hapur një tender me objekt “Sistemim Asfaltim i Rrugës, Blloku i Poshtëm, Qyteti i Ri, Bulqizë”. Fondi limit i këtij tenderi është 250 milionë lekë.
Por kur shikon specifikimet e këtij tenderi që thuhet se gjatësia e rrugës që do të rikonstruktohet është vetëm 800 metra, lindin dyshimet nëse vërtetë kushton kaq shumë ky rikonstruksion i kësaj rruge. Pasi edhe sikur të bëhëj sipas të gjitha standardeve rrugore ndërkombëtare rregullimi i kësaj rrugë nuk do të kushtonte aq shumë.
Por lind pyetja se me çfarë do ta shtrojë kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla këtë rrugë me zift apo me ndonjë përbërës tjetër?
Mbetet për t’u parë se kush do të jetë fituesi i këtij tenderi i cili do të shpallet me 27 mars.