Disa punonjës të një firme pastrimi në Kuçovë kanë kërcënuar se do hidhen nga lartësia, pasi sipas tyre janë pushuar nga puna padrejtësisht.
Ata pretendojnë se janë pushuar nga puna pa asnjë lloj paralajmërimi dhe kjo është arsyeja që kanë hipur në majë të kullës së TEC-it.
Në gjendje të rënduar ekonomike, ata paralajmëruan se do të hidheshin pasi ajo është puna e vetme me të cilën mbajnë fëmijët e tyre me bukë.
Pas disa negociatave, ata zbritën dhe rinisën punën.