JOQ Albania
Home

Nikolin nikoqiri fut çarçafët e palarë të QSUT tek furgoni i ZEPA Natyral, pastaj kërkon t’i blejnë kosin
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/03/2020 14:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Një rrugë e dy punë” është shprehja “e artë” që e vëmë në zbatim rëndom në përditshmëri kur duam të shkurtojmë kohë për të përfunduar dy procese që mund të mos kenë lidhje me njëri-tjetrin.

Kjo nuk vihet në zbatim vetëm nga shqiptarët me një status të thjeshtë, por edhe nga ata që përfitojnë milionat nga prokurimet publike dhe kanë njëkohësisht në pronësi kompani të mirënjohura në treg (falë marketingut të gjerë që i bëjnë).

Në rastin e mëposhtëm do kuptojmë lehtësisht se megjithëse oligarkët mund të kenë miliardat, si kursimtarë që jemi si popull, në fund të fundit shqiptarë mbetemi dhe duam “t’i biem qylit”...

Kështu edhe i përkëdheluri i Ramës, Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe pronari i ZEPA Natyral nuk ka bërë kthesë në natyrën që e karakterizon as me miliardat që ka përfituar ndër vite me kompanitë e tij në fushën e Shëndetësisë.

Fituesi i tenderit me objekt larjen e çarçafëve të krevateve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u shpall kompania AGS në pronësi të Alma Tafanit, bashkëshortes së Jakës dhe përfitoi 307 milion lekë të vjetra për 42 ditë. Tenderi ishte shpallur si procedurë me negocim të drejtpërdrejtë, pa njoftim, pa garë dhe pa konkurrentë.

Gjithsesi, Nikolin Nikoqiri, i cilësuar me këtë epitet të shkallës sipërore për faktin se shpallet gjithnjë fitues i larjes së çarçafëve të spitaleve të vendit. Në listën e lavanderisë së tij të parave, kompanisë AGS, iu përfshi edhe tenderi i shpallur nga Spitali Psikiatrik i Vlorës me vlerë 1 miliard lekë.

Por gjithsesi, ajo që i intereson taksapaguesve shqiptarë është që Nikolini t’i bëjë xixë çarçafët e papastër të QSUT, sepse i lan me qumësht të kompanisë së tij ZEPA Natyral dhe kjo është arsyeja pse tenderat e këtij lloji i fiton vetëm ai.

Kjo e faktuar nga vetë qytetarët, të cilët të skandalizuar kanë parë me sytë e tyre momentin kur çarçafët janë hequr nga krevatët e QSUT dhe janë bërë gati për t’u futur në furgonët e ZEPA-s.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ, skandali qe ndodh ne Institucionet e shtetit apo privatit... denonconi rastin se me furgonin qe shperndan produkte per konsumim bulmeti, merren carcafet e spitalit nr 2 ne qendren spitalore Nen Tereza. Skandal! Tr8394p targa furgonit!!!

Pra që ta shpjegojmë qartë, Kryetari i Dhomës së Tregtisë fiton tendera publikë disa milion e miliardësh me kompaninë që ka regjistruar në emër të gruas dhe më pas kryen shërbime transporti me furgonët e kompanisë së tij private të bulmetit (ku tregton lloje kosi, djathi, qumështi e dhalle dhe më pas i transporton nëpër pikat e shitjes në supermarkete të ndryshme të vendit).

Nikolini i ra qylit... një rrugë e dy punë, edhe shitje bulmeti edhe larje çarçafësh. Por për një gjë jemi të sigurt dhe s’e luan topi, ato çarçafë do dezinfektohen mirë pasi të lahen me qumështin e ZEPA Natyral.