U ndje një zhurmë e fortë dhe toka u dridh, momenti kur meteori shpërthen mbi qiellin e Kroacisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.02.2020, 18:23

Një meteor ka kaluar ditën e sotme mbi qiellin kroat.

Meteori shpërtheu pasi hyri në atmosferë, duke lënë gjurmë tymi pas.

Siç shihet dhe në videon e bërë virale në rrjet, meteori "sulet" drejt Tokës me shpejtësi të madhe, por sapo hyn në atmosferë, ai digjet.

Videoja është filmuar në Istria të Kroacisë, paraditen e sotme, rreth orës 10:30.

Mediat kroate raportojnë se në disa qytete është ndjerë një zhurmë e fortë dhe ka raportime se ky moment u shoqërua me dridhje të forta.

Fillimisht u mendua se ishte tërmet, por më pas u shpërndanë pamjet e kapura nga qytetarë të ndryshëm, që tregonin shpërthimin e meteorit.

Madje edhe EMSC njoftoi në aplikacionin e saj se në Kroaci mund të ketë pasur lëkundje tërmeti.

Instituti Sizmologjik në Kroaci sqaroi se nuk ishte një tërmet, por tronditja e lehtë ndodhi për shkak të futjes në atmosferë të një meteori.

Deri më tani nuk ka raportimet për dëmtime apo persona të lënduar.

Burimi: The Dubrovnik Times|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit