Ariu mbipeshë urren dietën e tij të re, bën “naze” me ushqimin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.02.2020, 01:01

E keni parasysh ndjesinë kur sapo keni filluar një dietë të re dhe nuk mund të ndaloni së menduari për të gjitha ushqimet e shijshëm, të cilat nuk duhet t'i konsumoni më për një farë kohe?

Kushdo që e ka provuar këtë ndjesi, e di që çdo ushqim, sado i shëndetshëm të jetë, qoftë një sallatë ose një thjesht një frut, nuk ju shijon aspak, pasi në mendjen tuaj janë ushqimet të cilat nuk janë pjesë e dietës tuaj të re.

Mesa duket, kjo ndjesi nuk përjetohet vetëm nga njerëzit, por edhe nga kafshët.

E tillë është historia e një ariu të madh që u quajt Dillan, i cili u shpëtua nga The Wild Animal Sanctuary në Kolorado muajin e kaluar dhe u vu në dietë, pasi pesha e tij ishte sa dyfishi i peshës normale që duhet të ishte.

Kur Dillan u shpëtua në fund të janarit, e kishte kaluar jetën në 'shtëpizë' të vogël betoni në një kopsht zoologjik buzë rrugës së Pensilvanisë. Atje nuk kishte hapësirë të madhe për t'u ushtruar apo lëvizur shumë, gjë e cila bëri që ariu të shëndoshet brenda një kohe të shkurtër.

Kjo peshë ka ndikuar keq për shëndetin e Dillan, duke i shkaktuar dëmtime në kyçin e këmbës dhe këmbët e tij, gjë e cila i ka vështirësuar jetën.

Doktori Kent Drotar tha:

Ai është mbi 45 kg mbipeshë. Barku i tij varet në tokë.

Shpëtuesit e tij janë të vendosur ta ndihmojnë Dillanin të heqë peshën shtesë, duke e ushqyer atë me fruta dhe perime të freskëta dhe duke u përpjekur ta shtyjnë të ushtrohet.

Megjithatë, siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, Dillanit i mungon regjimi ushqimor i dikurshëm dhe e ha gjithë "naze" ushqimin që i servirin së fundmi.

Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit