Shkon në 400 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Itali, shpallet gjendja e emergjencës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.02.2020, 00:31

Ka shkuar në 400 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Itali.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet italiane kanë konfirmuar 80 raste të reja të prekur nga virusi vdekjeprurës kinez.

Zonat më të prekura vijojnë të jenë Lombardia dhe Veneto.

Deri më tani, koronavirusi u ka marrë jetën 12 personave në Itali.

Qeveria italiane ka siguruar qytetarët e saj se janë ndërmarrë hapa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Senati italian miratoi dekretin për shpalljen e gjendjes së emergjencës në vend për shkak të koronavirusit, i cili u votua me 462 vota pro dhe vetëm 2 kundër.

Shumë universitete, kinema, pishina janë mbyllur dhe janë anuluar disa ngjarje publike, përfshi këtu edhe disa ndeshje të Serisë A.

Virusi kinez është përhapur në 11 qytete të Italisë, ndërsa rreth 55,000 persona janë vendosur në karantina.

Ekziston frika se shpërthimi i koronavirusit mund ta çojë Italinë në recesion ekonomik.

Mark Lowen i BBC-së thotë se në Milano kafenetë janë bosh për shkak të koronavirusit dhe shumë turistë kanë anuluar ardhjen e tyre.

Kujtojmë këtu se OBSH pranoi për herë të parë se rastet e reja me koronavirus kanë rritje më të lartë në Europë sesa në Kinë.

Dy ditët e fundit, listës së vendeve të prekura nga koronavirusi iu shtua edhe Zvicra, Austria, Kroacia, Greqia, Norvegjia, Gjeorgjia dhe Maqedonia e Veriut.

Në nivel global, janë raportuar mbi 80 mijë njerëz të infektuar me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilëve gjendet në Kinë.

Burimi: BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit