Pasi u zotua se do të përpiqet zgjidhë problemet e Rusisë dhe Ukrainës, si kreu i OSBE-së për gjashtë mujorin e parë të vitit 2020, kryeministrit Rama duket se i ka "djegur" fakti që shqiptarët u indinjuan dhe shpërthyen kundër tij, duke i kërkuar që më parë të shohë hallet e bashkëatdhetarëve të tij, para se "t'i japë mend botës".
Rama iu është përgjigjur të gjithë atyre që e kritikuan ashpër duke përdorur një fjalor që s'i ka aspak hije një kryeministri të një shteti europian që aspiron anëtarësimin në BE.
Kryeministri i vendit i krahasoi të gjithë shqiptarët që e kritikuan me shembullin e nuses që për inat të vjehrrës fle me mullixhiun.
Mirëpo, Rama e tha troç fare, duke përmendur fjalën "pallim".
Ndër të tjera, ai tha:
Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri drejtpërdrejtë nga Moska, ku ndodhet në një takim, gjatë një interviste për emisionin Real Story në News24.
Rama u shpreh:
Kjo nuk është hera e parë që kreu i qeverisë përdor fjalor të tillë ndaj shqiptarëve.
Pak muaj më parë, Rama tha në parlament se "shqiptarëve nuk iu ngrihet".