Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Raportohet se 58-vjeçari ka varur veten në banesën e tij, në lagjen numër 1 të qytetit.
Sipas policisë, i ndjeri është gjetur nga familjarët, të cilët u përpoqën ta shpëtojnë, por ai nuk mundi dot të mbijetonte.
Ende nuk dihen shkaqet që e çuan viktimën drejt kryerjes së aktit ekstrem.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.