Anulohen lundrimet drejt Italisë në Portin e Durrësit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.02.2020, 21:14

Qyteti i Durrësit është përfshirë nga erëra të forta gjatë orëve të fundit.

Kjo ka bërë që të anullohen të gjitha lundrimet në Portin Detar të qytetit.

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një mesazh nga një qytetar ku sipas tij për shak të motit të keq janë anuluar lundrimet.

Raportohet se era është mjaft e fortë duke detyruar me sa duket autoritetet për të marrë këtë masë.

Tragetet e linjës së Barit dhe të Ancona-s nuk nisen dot për shkak të erës së fortë, e cila ka shkaktuar edhe shtim të dallgëzimit.

Ndërkohë ditën e sotme, Autoriteti Portual Durrës njoftoi se në datat 26-28 shkurt moti do të përkeqësohet dhe bregdeti do të përfshihet nga dallgë të forta.

Njoftimi i plotë:

Në daten 26-27-28 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet ne daten 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse nē datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpjetësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m.Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar.

Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Foto ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit