Vrau të bijën 20-vjeçare, rrëfimi tronditës i babait shqiptar: E godita tetë herë me thikë, deri sa ajo nuk po lëvizte më

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.02.2020, 00:01

Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçares, Sabrina Lekaj, e cila u qëllua për vdekje me thikë nga babai i saj, Petrit Lekaj.

Ngjarja ndodhi verën e vitit të kaluar në Adelaide të Australisë, ndërsa arsyeja e krimit ishte "pse vajza dilte me shoqet".

Mediat australiane kanë publikuar së fundmi një video, ku babai "monstër" rrëfen sesi i mori jetën vajzës së tij.

Në rrëfimin e dhënë për autoritetet policore, 49-vjeçari tregon si e goditi me thikë të bijën dhe pendesën e tij të thellë për krimin e kryer.

Videoja është regjistruar në një institucion të shëndetit mendor, ku ai u mbajt pas vrasjes të së bijës.

Detektivët kishin shkuar atje për ta pyetur në lidhje me krimin që shkatërroi familjen e tij dhe tronditi mbarë opinionin publik në Australi, por jo vetëm.

Pasi u lexuan të drejtat e tij, Lekaj pranoi hapur që e ka goditur tetë herë me thikë të bijën.

Ai tha:

Ishim në makinë. Unë isha në vendin e shoferit. Dhe pastaj shkova në pjesën e pasme të makinës ku ndodhej ime bijë dhe bëra atë që bëra. Unë vazhdoja ta godisja me thikë disa herë, ndërsa ajo po shkelmonte derën dhe dritaren e makinës. E godita tetë herë. Pasi ajo nuk po lëvizte më, godita me thikë veten. U pendova, pse e godita me thikë atë, pse e bëra këtë gjë.

Ngjarja makabre ndodhi në makinën e 20-vjeçares, pranë shtëpisë së tyre në Kidman Park, në korrik të vitit të kaluar.

Para agjentëve të policisë, Lekaj tha se e mori vajzën e tij në makinë për të diskutuar për "ahengjet" e saj dhe shqetësimet e tij se po ajo po merrte drogë.

Ai vijoi më tej:

Synimi dhe qëllimi im ishte ta frikësoja atë. Nuk doja ta vrisja. Diçka u fut në mua, nuk e di, nuk mund ta shpjegoj dot këtë gjë të keqe. Unë kurrë nuk kam menduar ta vrisja, thjesht doja ta frikësoja. Është e paimagjinueshme të mendosh se çfarë kam bërë. Si e bëra këtë gjë?! Uroj që të mos isha këtu.

49-vjeçari ndodhet në paraburgim dhe gjasat janë që ai të dënohet me burgim të përjetshëm.

Vendimi përfundimtar për fatin e Lekës do të merret të martën e ardhshme.

Burimi: 9 News Australia|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit