Koronavirusi, mjeku ngre alarmin: S’ka asnjë karantinë në pikat kufitare, jemi në terr informativ

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.02.2020, 18:15

Frika nga koronavirusi në vendin tonë është rritur ndjeshëm, ndonëse deri më tani zyrtarisht nuk kemi raste të raportuara si të infektuar.

Për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit në Itali, ku janë shënuar 12 viktima dhe numri i të prekurve ka shkuar në mbi 320, situata po shihet me shqetësim edhe nga qytetarët shqiptarë.

Ditën e sotme u raportuan edhe rastet e para me koronavirus në Greqi dhe Maqedoni.

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe mjeku Petrit Vargu, i cili theksoi se në vendin tonë mungon transparenca nga ana e institucioneve shtetërore mbi gjendjen dhe mbizotëron terri informativ.

Vargu thotë se është e dukshme se në pikat kufitare mungojnë karantinat për të dyshuarit me koronavirus.

Ai tha se karantinet duhet të ngrihen larg qendrave të banuara.

Mjeku tha:

Kjo përhapet me shpejtësi shumë të madhe dhe me 2.3 përqind shkakton vdekjen. Kjo futet tek një sëmundje e rrezikshme, sepse nuk ka ende një ilaç. Në vendin tonë, ashtu siç e shikoni jemi nën trysninë e deklarateve të cilat të bëjnë që mos të vlerësosh situatën. Mendoj se transparenca mungon. Në këto kushte askush nuk mund të gjykoj dot për kapacitet dhe thënë kjo nuk mund të japim asnjë logjikë, sepse kemi një terr informativ. Gjithë populli duhet të jetë në alarm sepse e gjithë Europa është në alarm. Mënyra sesi këto e kanë menduar, është e dukshme se karantinë nëpër pikat kufitare shqiptare nuk ka. Nga të gjitha anët të kthejme kokën, kemi shtete që janë infektuar. Këtu karantina nuk do të ngrihet kurrë, mënyra sesi ne e kemi ndërtuar nuk mundet. Këtu ka një gjë se këtu mund të kenë individualizuar spitalet për të shtruar pacientët në rastine e kësaj sëmundjes, por karantina duhet të ngrihet jashtë qendrave të banuara. Në mënyrë absolute duhet të merreshin masat. Kontrolli i masave që po bën Italia, do të duket pas 20 ditësh, nëse ky numër do të vijë duke u ulur, ateherë masat kanë qenë efikase.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit