Koronavirusi në qeveri, që ‘vret’ më shumë se çdo epidemi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.02.2020, 17:12

Erdhi në vitin 2013 si “antidod” i korrupsionit, keqqeverisjes dhe rikthyes i shpresës, por shpejt u kthye në virusin që vret ngadalë, si një “armë biologjike” që në fillim të shkatërron sistemin nervor, të mpak gradualisht edhe fizikun dhe në fund të merr jetën, shkruan boldnews.al.

Jemi shtatë vite me këtë virus që e ka lënë vendin në varfëri, mbushur me korrupsion dhe drogë, riciklim të krimit duke zbrazur burgjet e Europës dhe dhënë mundësinë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe drogës që të kapin pushtetin; deputetllëkun, kryabashkiakun, drejtorin në institucione të rëndësishme dhe të lidhur drejtëpërdrejtë me qeverinë e cila nga “virus i thjesht” kaloi në ndryshime të komplikuara ose mutacione, sidomos nga ndikimi i propagandës.

E vetmja “vaksinë” ishin zgjedhjet e lira dhe ndershme, por kurrë nuk u injektua, kur banda të ardhura nga bota e krimit u ulën këmbëkryq me pushtetin, u dhanë votat dhe morën benefite në tendera publik, aleshverishe dhe ndikim në tjetërsim prone. Administratën e lartë shtetërore e mbushi me Rilindas, një specie gjenetikisht e modifikuar, një miksim mes harbutërisë, dallaveraxhiut dhe kleptomani të pashërueshëm. Vrau konkurrencën dhe kjo qe goditja e madhe që pasoi me uzurpimin e çdo institucioni të pavarur, duke e kontrolluar në një dorë nga Kryevirusi…

Sot po vriten edhe fizikisht. Shumë hallexhi dergjen nëpër burgje se nuk paguan energjinë elektrike nga pamundësia ekonomike dhe kur tentuan të lidhin ato dy tela për të sjellë dritë për fëmijët, policia u vendosi prangat. Disa i dhanë fund jetës në burg, të tjerë kanë kaluar në depresion si shkak i varfërisë dhe problemeve të tjera sociale duke i dhënë fund jetës nga skamja.

Faza e dytë ishte edhe më e rëndë. Virusi qeveritar, vrau shpresën… Mbi 400 mijë persona kryesisht të rinj dhe fëmijë janë larguar jashtë vendit. Një pjesë kanë ikur me dokumentacione të rregullta, duke siguruar kontrata pune, por shumë të tjerë, që janë edhe shtresa më në nevojë, u larguan në kërkim të azilit në një nga vendet e BE-së, ku rekord mbajnë Gjermania, Franca dhe Belgjika.

Ka edhe më keq, ku edhe vendet e zhvilluara të BE-së u vunë në vështirësi para këtij “koronavirusi qeveritar” të Shqipërisë, sidomos në përhapjen e nismave të rrezikshme siç ishte ajo e “korrigjimit të kufijve” Kosovë-Serbi, me dirigjimin e “Ramvirus” dhe të “Minishengenit Ballkanik”. Europa nuk e qasi nga frika e “infektimit” duke refuzuar për tre vite rresht hapjen e negociatave.

Pasojat ranë mbi qytetarët, që sot të mbushur me propaganda, e injektuar deri në palcë rendin të blejnë maska nëpër farmaci për të “frenuar” koronavirusin, ndonëse jetën po ua merr ngadalë epidemia pushtet. Për ta larguar nuk nevojitet vaksinë me grup të madh shkencëtarësh bilogë, por masivitet qytetar në kërkim të të drejtave që jo vetëm u janë mohuar, por po përdhosen edhe nga agresiviteti dhe arroganca e qeverisjes e cila tashmë nuk po kontrollon as veten për shkak të mutacionit që ka pësuar në shtatë vite.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit