Gjendja në shtetin fqinj sa vjen edhe bëhet më alarmante.
Shkon në 12 numri i të vdekurve nga Koronavirus dhe në mbi 370 persona të infektuar në 9 rajone të Italisë: 261 raste (përfshirë katër të mitur ) me 9 viktima në Lombardi, 58 raste me 2 vdekje në Veneto, 27 raste dhe një vdekje në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili, 2 në Toskana dhe Liguria, 1 në Tirolin e Jugut.
Mësohet se viktima e fundit është një burrë 70-vjeçar nga Emilia-Romagna, një qytetar lombard, pacient i cili po ashtu vuante nga sëmundje të tjera.