Evropa vë alarmin/ Përhapja e Koronavirus në kontinent vjen prej Italisë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.02.2020, 11:11

Disa vende evropiane kanë njoftuar rastet e tyre të para të koronavirusit, të gjitha siç duket të lidhura me shpërthimin e epidemisë në rritje në Itali.

Austria, Kroacia dhe Zvicra thanë se rastet kishin të bënin me njerëz që kishin qenë në Itali.

Testi i parë pozitiv i virusit është regjistruar në Amerikën Latine dhe ishte një banor brazilian i porsa kthyer nga Italia.

Ditët e fundit Italia është bërë vendi më i prekur në Evropë, me më shumë se 300 raste dhe 11 vdekje.

Por shtetet fqinje kanë vendosur të mos bëjnë mbylljen e kufinjve me shtetin Italian.

Ministrat e Shëndetësisë nga Franca, Gjermania, Italia dhe Komisioni i BE u angazhuan për mbajtjen e kufijve të hapur në një takim të martën.

Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza tha:

Ne po flasim për një virus që nuk respekton kufijtë."

Homologu i tij gjerman Jens Spahn tha se fqinjët po e merrnin situatën "shumë, shumë seriozisht", por pranoi "se mund të përkeqësohej para se të përmirësohet".

Në Mbretërinë e Bashkuar, nxënësit e shkollave që kthehen nga pushimet në veri të Italisë janë dërguar me urgjencë në shtëpi.

Sekretari britanik i Shëndetit, Matt Hancock tha që nuk kishte plane për të ndaluar fluturimet nga Italia, e cila tërheq rreth tre milionë vizitorë britanikë çdo vit:

Nëse shikoni në Itali, ishin ata që ndaluan të gjitha fluturimet nga Kina dhe tani janë vendi më i prekur në Evropë."

Në Austri, një çift i ri italian që jeton në Innsbruck në Tirol u konfirmuan se kishin virusin.

Shtëpia e çiftit u mbyll dhe një hotel në të cilin njëri prej çiftëve punonte ishte mbyllur.

Zvicra tha se një burrë në të 70-tat që jetonte në Ticino, në kufi me Italinë, ishte infektuar në qytetin e Milanos më 15 shkurt dhe tani ishte në izolim.

Një burrë në Kroaci që u kthye kohët e fundit nga Italia u bë pacienti i parë i konfirmuar në Ballkan.

Në ishullin spanjoll të Tenerife, deri në 1.000 pushues u mbyllën në një hotel pasi një mjek italian dhe gruaja e tij rezultuan pozitivë ndaj virusit.

Spanja raportoi rastin e parë në kontinent, duke përfshirë një grua në Barcelona që kishte qenë në veri të Italisë.

Franca dhe Gjermania raportuan gjithashtu raste të reja që përfshinin njerëz që kishin qenë kohët e fundit në veri të Italisë.

Burimi: bbc Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit