Një lajm mbi ngritjen e një karantine në spitalin e Kavajës u përhap pak ditë më parë.
Lajmi u përgënjeshtrua nga drejtori i spitalit, Përparim Daiu, i cili tha se deri më tani asgjë nuk është e vërtetë.
Ndërsa dje në lidhje telefonike për Neës24, Daiu pranoi se kishte dhënë dorëheqjen, por mohoi që ajo të ishte për shkak të refuzimit nga ana e tij për ndërtimin e Karantinës në Kavajë.
Ai pohoi se vendimi për dorëheqjen erdhi pas një debati mes tij dhe kreut të Bashkisë së Kavajës Redjan Krali.
Mirëpo vetëm pak më vonë ai ka mohuar gjithçka duke thënë se është ende në detyrë. Denoncimi mbi dorëheqjen e tij u bë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Nuk dihet se cila është arsyeja e përgënjeshtrimit të lajmit, por Daiu thekson se është ende në detyrë.