Erion Veliaj rrit taksën e pastrimit për familjarët dhe bizneset, rritja deri në 60%

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.02.2020, 08:25

Ndryshe sillet drejtpërdrejt me qytetarët dhe ndryshe i trajton ata në letra.

Erion Veliaj, i cili shquhet për propagandën e tij, ka vendosur që me vendimin e Këshillit Bashkiak të rrisë tarifën e pastrimit për qytetarët dhe bizneset për këtë vit. Një tarifë, e cila nuk dihet ku do të përfundojë, për aq kohë sa Tirana është një nga qytetet më të ndotur në Europë.

Rasti është denoncuar nga Nisma thurje, ku shprehen se ndërsa qytetarët e Tiranës jetojnë nën ankthin e vazhdueshëm që kalon nga tërmetet tek koronavirusi, Veliaj ka gjetur momentin perfekt për të rritur taksat pa e marrë vesh askush. Në fshehtësi ai ka miratuar paketën fiskale për vitin 2020.

Teksa kanë publikuar dhe dokumentat, ata shkruajnë se për familjet dhe bizneset e mëdha do ketë një rritje prej 15% ndërsa për biznesin e vogël do ketë një rritje prej 60%.

Rritja e taksave llogaritet me referencat e taksave të 2017 të miratuara nga Këshilli Bashkiak i atëhershëm.

Vendimet Këshillit Bashkiak dhe tabelat përkatëse pasqyrojnë rritjen e tarifës së pastrimit e cila tashmë do rëndojë mbi buxhetin e familjarëve dhe të bizneseve.

Nisma thurje denoncon:

E ndërsa qytetarët e Tiranës jetojnë nën ankthin e vazhdueshëm që kalon nga tërmetet tek koronavirusi, duket se Lali €ri ka gjetur momentin perfekt për të rritur taksat pa e marrë vesh askush. Në fshehtësi ka miratuar paketën fiskale për vitin 2020 ku ka rritur tarifën e pastrimit me 15% për familjarët dhe bizneset e mëdha dhe plot 60% për biznesin e vogël. Një familje që deri dje paguante 5.000 lek në vit tarifë pastrimi, nga sivjet do të paguajë 5750 lek. Nga 3500 që paguante një biznes i vogël (0-2 milionë), këtë vit do të paguajë 5750 lek.

Çfarë do të marrin shtesë qytetarët për lekët shtesë që do paguajnë? Ku shkojnë lekët?

Të ardhurat që realizon Bashkia e Tiranës nga taksat e qytetarëve të saj, janë dyfishuar që nga momentin kur Lali €ri erdhi në krye, ndërsa Tirana ka mbetur po ajo, madje është përkeqësuar. Ku kanë shkuar lekët?

Kjo është rrjepje e programuar. Dhe Lali €ri e bën sepse mundet ta bëjë. Ai nuk do t'ia dijë për njerëzit që atë 7500 leksh që do t'ua marri shtesë mezi e fitojnë, me pensionet që së fundmi as nuk indeksohen më, e me pagat që vetëm rrijnë në vend.

Na duhet ta ndryshojmë këtë realitet, ku një njeri e trajton qytetin si pronë të babait dhe bën çfarë të dojë e s'jep llogari askund. Rrit taksa kur të dojë e as nuk denjon të thotë çfarë do bëjë me lekët. Thjesht nxjerr një urdhër dhe të tjerët thjesht duhet të paguajnë dhe mos hapin gojë. Kjo nuk është demokraci, ky është feudalizëm.

Ne duhet ta ndryshojmë. Duhet të vendosim rregulla, ku askush mos guxojë as të memdojë të marri vendime pa pyetur qytetarët. Duhet vendosur demokracia.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit