Italia është duke kaluar një periudhë të vështirë me situatën e koronavirusit, i cili tashmë është përhapur në 9 rajone.
Deri më tani në shtetin fqinj janë raportuar 11 të vdekur dhe 325 të infektuar. Nga këto në Lombardi janë 240 të infektuar dhe 9 viktima, Veneto – 43 të infektuar e 2 viktima, 26 të infektuar në Emilia Romagna, Toskana – 2 të infektuar dhe pjesa tjetër në jug. Së fundmi mediat italiane bëjnë me dije se është regjistruar i prekuri i parë në Liguria.
Viktimat janë kryesisht të moshuar, ndërsa 19 raste cilësohen si serioze.
Ndërkohë Lombadia dhe Veneto janë dy rajonet e prekura dhe në 11 komuna bëhet kontrolli me anë të forcave ushtarake.
Milano duket i zbrazur, shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët. Virusi ka sjellë edhe zbrasjen e supermarketeve, pasi qytetarët marrin rezerva ushqimore për të mos dalë nga shtëpia.
Burimi: repubblica.it| Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA