Gjendet krijesa me pamje jashtëtokëse në breg, rezulton të jetë “qen-vrasëse”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.02.2020, 01:54

Një krijesë misterioze me pamje "jashtëtokësore" është gjetur pranë një plazhi në Perth të Australisë.

Specia me pamje të çuditshme u gjet nga një burrë i cili e ndau një foto të saj në rrjetet sociale.

Në postimin e tij ai pyeti:

A e dini çfarë është kjo gjë me pamje "alieni" që po lahej në plazhin Leighton?!

Një burrë komentoi në statusin e tij, duke i sugjeruar personit që e gjeti "të merrte një qese plastike dhe ta hidhte", duke shtuar se "nuk duhet ta prekte, pasi krijesa në fjalë është qen-vrasëse".

Fotoja u bë virale në rrjet, ndërsa më vonë u konfirmua se krijesa misterioze ishte një lepur deti.

Profesori Culum Brown nga Departamenti i Shkencave Biologjike në Universitetin Macquarie tha se kur lepuri i detit alarmohet dhe frikësohet, prodhon një bojë të purpurt.

Ai tha:

Ata mund të jenë toksikë, në varësi të algave që kanë konsmuar.

Kjo ngjarje vjen pasi një grua në Queesland konstatoi një lepur deti në një plazh në veri të Brisbane vitin e kaluar.

Ajo postoi foton e krijesës së pazakontë, të cilën e përshkroi si "gjakderdhëse".

Gruaja pyeti në postim:

A e di dikush se çfarë është kjo? E kam gjetur të gjakosur në plazhin Scarborough.

Sipas ekspertëve, ka 23 lloje të ndryshme të lepujve të detit, të cilët kryesisht mund të gjenden në Oqenanin Indian dhe atë Paqësor. Më të rriturit peshojnë deri në 14 kilogramë.

Lepujt e detit besohet se janë të ngjashëm me oktapodët, pasi të dy mund të prodhojnë bojë në manovrat e tyre mbrojtëse.

Megjithatë, lepujt e detit ka tendencë ta përdori bojën si një mekanizëm mbrojtës, ndërsa oktapodët e përdorin zakonisht për të shpëtuar nga preja.

Boja e prodhuar nga lepujt e detit përmban toksina, të cilat mendohet se janë helmuese për qentë.

Dr Joshua Ovens, mjek i asociuar i shërbimit veterinar, paralajmëroi këdo që mendon se qeni i tyre mund të ketë ngrënë një lepur deti, të kontaktojë menjëherë me një mjek veteriner.

Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit