“Dëgjova zërin e babait që më thërriste” rrëfimi i pabesueshëm i gruas u kthye në jetë 10 orë pasi u shpall e vdekur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.02.2020, 01:18

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Ukrainë, ku një grua e moshuar u kthye në jetë dhjetë orë pasi u shpall e vdekur.

83-vjeçarja Ksenia Didukh u shpall e vdekur në shtëpinë e saj në qytetin Stryazhavka janë e kaluar, pasi mjekët e urgjencës u thirrën nga të afërmit.

Mjekët e gjetën atë pa rrahje zemre dhe lajmëruan familjarët që 83-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Mirëpo, dhjetë orë më vonë, teksa familja po përgatitej për ceremoninë mortore, ajo shfaqi shenja jete dhe u dërgua në spital, ku rimori vetëdijen.

Duke folur për përvojën e saj afër vdekjes, Ksenia tha se pa mbretërinë e parajsës dhe dëgjoi babanë e saj të ndjerë që i thërriste.

Kur ajo rimori vetëdijen tha:

Sytë e mi u hapën dhe njerëzit me të bardha rrinin rreth meje. Mendova se ishin ëngjëj, por këta ishin mjekë. Me sa duket, Zoti pati mëshirë për mua.

Vajza e saj, Tetyana Potemchenko tha se mjekët u lajmëruan rreth orës 6 të mëngjesit, kur nëna e saj, një infemiere në pension, u sëmur rëndë.

Mjekët thanë se ishte e panevojshme ta dërgonin në spital, pasi ajo po vdiste.

Ata kryen një EKG për të kontrolluar pulsin e saj dhe në aparaturë tregohej një vijë e drejtë, kështu që e shpallën të vdekur.

Familja po bënte gati funeralin e saj, përfshirë edhe punësimin e një prifti, që do të kryente ritualet fetare, gërmin e një varri dhe darkën e funeralit.

E bija e 83-vjeçares shtoi:

Rreth orës 7:30, i preka ballin nënës sime, dhe ishte i ngrohtë. Ajo ishte gjallë. Certifikata e vdekjes duhet të anulohet dhe të griset.

Prifti Roman Petrit, i cili do të kryente ritet fetare në funeralin e saj tha se kjo ishte një mrekulli e Zotit.

Ai tha:

Ka ndodhur mrekullia e ringjalljes. Zoti i dha jetë kësaj zonje të vjetër. Kjo është hera e parë që kam qenë dëshmitar i një gjëje të tillë.

Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit