Në vitin 2020 dhuna ndaj grave vazhdon të jetë një fenomen shqetësues në vendin tonë. Në shumë raste ka ndodhur që edhe pse kanë pasur një urdhër shumë gra kanë rënë viktima.
E së fundmi raportohet se një tjetër grua ka rënë pre e dhunës barbare ushtruar nga burri i saj.
Madje ai i ka qethur dhe flokët që ajo mos ta lërë. E ditur bëhet se burri 39-vjeçar është arrestuar për herë të dytë, pasi kjo nuk është hera e parë që ai dhunonte gruan e tij.
Më tej thuhet se flokët ia kishte qethur zero që gruaja mos të dilte fare nga shtëpia. Sipas ‘’tch’’prokurori Etien Kapo thotë në përfundim të hetimeve është zbuluar se 39-vjeçar e ka qethur gruan e tij zero pasi ajo kishte shuar në shtëpi për të marrë tre fëmijët.
Kjo nuk është hera e parë që gratë dhunohen në të tillë mënyrë në Shqipëri. Madje ka zona të thella ku gruaja vazhdon dhe shikohet e trajtohet në fakt sikur të jetë pronë e burrit.