Dalin fotot, kush janë motër e vëlla që u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.02.2020, 22:51

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik këtë mbrëmje.

Vëlla e motër, Vledison Filopati, 34-vjeç dhe Esmeralda Filopati, 36-vjeçe, u ekzekutuan me armë zjarri në oborrin e banesës së tyre teksa po zbrisnin nga makina.

Autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë është 47-vjeçari, Fatmir Kolecaj, i cili është ish-bashkëshorti i të ndjerës. Pas kryerjes së krimit, ai u largua menjëherë nga vendngjarja.

47-vjeçari kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike për një kohë të gjatë ndaj 36-vjeçares, gjë e cila bëri që kjo e fundit ta denonconte në polici dhe të divorcohej prej tij.

Autori i dyshuar, banues në fshatin Zejmen të Lezhës, ishte liruar nga burgu rreth një vit më parë, ndërsa kishte vijuar me kërcënimet ndaj viktimës. Ai mbante vazhdimisht armë në shtëpi.

Ai ishte arrestuar në 13 korrik të vitit 2017, ku policia njoftonte:

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve, si dhe duke e kërcënuar me një armë zjarri, bashkëshorten e tij.Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Njoftimi i policisë sot:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.

Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit