Një ngjarje e rëndë tronditi Mirditën këtë mbrëmje.
Në media është raportuar se motër e vëlla kanë humbur jetën në fshatin Kodër-Rrëshen.
Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se viktimat janë me mbiemër Filopati.
Policia njofton se viktimat janë shtetasi V.F dhe motra e tij, shtetasja E.F. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimave, ndërsa autori i ngjarjes dyshohet të jetë shtetasi F.K., nga fshati Zejmën i Lezhës.
Autori i dyshuar, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja, ka qenë ish-bashkëshorti i viktimës. Trupat e pajetë të viktimave vëlla janë dërguar në morgun e spitalit të Rrëshenit.
Njoftimi i policisë: