Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Mirditë.
Raportohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona.
Viktimat ishin motër e vëlla, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Kodër-Rrëshen.
Raportohet se viktimat kanë ndërruar jetë në spital.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe identitetet e viktimave.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve.