Dyshuan se u kishin grabitur shtëpinë, shqiptarët dhunojnë fizikisht dy italianët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.02.2020, 19:58

Tre shqiptarë janë vënë në pranga në Itali, pasi akuzohen për kryerjen e disa veprave penale, që përfshijnë plaçkitjen dhe zhvatjen e parave.

Ata u kapën nga karabienierët në qytezën Terranova Da Sibari, pasi gjykata e Castrovillari-t kishte lëshuar ndaj tyre urdhër-arreste.

Hetimet ndaj tyre nisën në tetor të vitit të kaluar, pas dy ankesave të paraqitura në organet e drejtësisë.

Në mbrëmjen e 19 tetorit, shqiptarët kishin sulmuar një italian që po lëvizte me makinë në rrugën që lidhte Terranova da Sibarin me Spezzano Albanese.

Shtetasi italian u detyrua të ndalet për shkak të manovrave të makinës me ngjyrë të errët që i preu rrugën, në të cilët ndodheshin katër persona.

Ata e goditën në kokë me qytën e një arme zjarri dhe më pas e kërcënuan se do ta pushkatonin.

Në të njëjtën mbrëmje, shqiptarët kishin sulmuar dhe rrahur një tjetër italian brenda shtëpisë së tij në Spezzano Albanese. Ai e raportoi sulmin në polici disa orë pas ngjarjes.

Hetimet e karabinierëve bënë të mundur identifikimin e autorëve të dy sulmeve të dhunshme, pas kontrolleve të detajuara në vendet ku ndodhën ngjarjet dhe për përshkrimeve të bërë nga viktimat.

Ajo që habiti policinë italiane ishte se të dyshuarit i përkisnin të njëjtës familje.

Hetimet zbuluan gjithashtu se shqiptarët kryenin sulmet fizike pasi ata dyshuan se viktimat ishin vetë autorët e një vjedhjeje të shtëpisë së tyre.

Burimi: QuiCosenza|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Foto ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit