Një emigrant shqiptar në Greqi është gjetur i pajetë ditën e djeshme në një depo në fshatin Shën Serafim të Kamena Vourla-s.
Mediat greke raportojnë se 55-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, u gjet i mbuluar nga gjaku në fytyrë brenda depos.
I ndjeri ishte shpallur në kërkim, pasi familjarët njoftuan në polici zhdukjen e tij.
Autoritetet helene kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse vdekja e shqiptarit ka ardhur si pasojë e rrëzimit nga depoja, apo është vrarë.
Kufoma e shqiptarit u dërgua në mort, ku do t'i nënshtrohet autopsisë, rezultati i së cilës do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
Burimi: Lamia Report|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania