Dorëheqja e drejtorit të Spitalit të Kavajës, mjeku: E shkarkoi kryetari i Bashkisë, se e kundërshtoi për karantinën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.02.2020, 18:18

Pak më parë, në media u raportua se drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu, ka dhënë dorëheqjen.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga vetë Daiu, apo ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë të ditura.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas këtij lajmi përmes një statusi në "Facebook".

Berisha ka publikuar mesazhin e një mjeku në këtë qytet, i cili thotë se pasditen e sotme kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali, ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë drejtorët, ku ka patur debate të forta me drejtorin e Spitalit, Përparim Daiu.

Sipas qytetarit, shkak i debateve të forta mes tyre është bërë caktimi i spitalit të Kavajës si karantinë për rastet e mundshme të koronavirusit në Shqipëri.

Më tej, denoncuesi shprehet se Daiu e ka kundërshtuar kryebashkiakun kavajas, ndërsa ky i fundit e ka ofenduar dhe e ka shkarkuar nga puna.

Berisha shkruan se Rama dhe qeveria kërkojnë ta vendosin karantinën për koronavirusin në një nga zonat më të populluara të vendit.

Reagimi i plotë:

Edvin Hajduti larg duart nga Kavaja!

Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia nuk i ndahen Kavajes. Ne vend se te krijojne ne baza ushtarake zonen e Karantines per te infektuarit ne koronavirusi dhe te trajtimit te tyre, duan te vendosin ate ne nje nga zonat me te populluara te vendit. Krim!

Lexoni denoncimin e mjekut dixhital. sb

Doktor, ne nje mbledhje te thirrur pasditen e sotme nga kryetari monist i Kavajes Redjan Krali me te gjithe drejtoret ka patur debate te forta me drejtorin e spitalit Perparim Daiu ne lidhje me shpalljen e spitalit tone Karantine. Pasi Daiu e ka kundershtuar kategorikisht dhe pas nje deklarate te tijen sot ne Klan se Kavaja nuk do te behej Karantine per Koronavirusin, Redjan Krali i ka kerkuar llogari se ne emer te kujt fliste ai dhe duke e share e ofenduar e i ka thene se je i shkarkuar nga detyra dhe mos te shoh më neser ne pune! Doktor, kjo pune nuk zgjidhet me shkarkim drejtorash por me anullimin e menjehershem te urdherit tinzar nga ministria per shpalljen e spitalit tone Karantine. Keta nuk njohin kufij kur partia u jep urdhra! Kryetari i Bashkisë i ka thene Po tha shef Edi karantine do behet karantine spitali dhe pike.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit