Po dëgjonte muzikë me kufje teksa po karikonte telefonin, i riu vdes tragjikisht

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.02.2020, 16:54

Një 35-vjeçar në Tajlandë u gjet i vdekur prej një goditje elektrike, pasi kishte përdorur kufje të lidhura me celularin e tij ndërsa ishte duke u karikuar.

Trupi i Supakhet Saraboon, u gjet në dhomën e gjumit në Phra Nakhon Si Ayutthaya, në Tajlandë dje në mbrëmje.

Në shtrat ai kishte telefonin dhe ende kufjet. Besohet se Saraboon kishte qenë në stërvitje futbolli atë natë, përpara se të kthehej në shtëpi.

Surawat Sukpanya, miku i tij i ngushtë tha se i riu e dashuronte futbollin dhe luante çdo mbrëmje me një ekip vendas.

Sukpanya, 36 vjeç, kuptoi se diçka nuk ishte në rregull kur Saraboon nuk iu përgjigj asnjërit prej mesazheve që i dërgoi për tre ditë.

Zbulimi i trupit u bë prej tij bashkë me një fqinj tjetër pasi kanë hyrë me dhunë në banesë.

Sukpanya shpjegoi:

Ne nuk kishim dëgjuar prej tij për më shumë se tre ditë, gjë që ishte e pazakontë.”

Pasi e gjeti trupin, Sukpanya kontaktoi shërbimet e urgjencës, të cilët mbërritën dhe kontrolluan vendin e ngjarjes para se ta merrnin trupin.

Koloneli i Policisë Surapong Thammapitak tha:

Nuk ka asnjë të dyshuar të përfshirë me vdekjen, kështu që besojmë se është një aksident i shkaktuar nga telefoni. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm kur përdorin kufje dhe njëkohësisht karikojnë telefonin”.

Burimi: Ladbible Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit