Bëma e rradhës nga Veliaj/ 7 miliard lekë për rregullimin e Kopshtit Zoologjik

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.02.2020, 15:50

Një nga premtimet më të mëdha të Erion Veliajt në 2015-ën, ishte rikonstruksioni ose rivitalizimi i Kopshtit Zoologjik të Tiranës. Për 4 vitet e para të qeverisjes në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj nuk bëri asgjë, madje kopshti degradoi edhe më keq seç ishte përpara se ai të vinte në pushtet.

Të vetmen gjë që bëri kryebashkiaku Veliaj për këtë kopsht ishtë shpenzimi i 220 milionë lekëve për projektimin e një Kopshti të ri. Tenderin për të bërë një projekt të ri, Veliaj ia dha kompanisë së mikut të tij “SON Engineering & Construksion”. Kjo kompani e drejtuar nga Erind Bejleri së bashku më “ A&E Engineering Shpk” bëri edhe projektin e ri sesi do të ndryshonte kopshti zoologjik.

Pasi harxhoi 220 milionë lekë vetëm për të bërë një projekt për rikonceptimin e kopshtit zoologjik, tani kryebashkiaku Veliaj ka bërë shpalljen e tenderit për fillimin e punimeve.

Tenderi i bërë publik para disa ditësh, ka një fond limit prej 7 miliard lekësh pa tvsh.

SPECIFIKAT E TENDERIT

Por a ia vlen të shpenzohet kaq shumë për këtë subjekt, ndërkohë që në Tiranë ka gjëra më të rëndësishme, siç është mungesa e ujit të pijshëm apo infrastruktura rrugore.

A kushton realisht aq shumë rikonstruksioni i një kopshti zoologjik, apo edhe ky tender do të futet në listen e tenderave që janë më shumë të “fryrë” se vlera reale?

Por mesa duket Veliaj ka marrë “urdhër” nga kryeministri Rama për t’iu gjetur vend parave të fituara nga Konferenca e Donatorëve, pasi kryebashkiaku i Tiranës brenda dy ditësh ka hapur dy tendera që kapin shifrën e çmendur prej 10 miliard lekësh.

Tani mbetet për t’u parë nëse fituesi i këtij tenderi do jetë i zakonshmi “ Fusha”, apo në sitën e përfitimit të tenderave me shifra stratosferike do të hyjë një kompani e re.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit