Sipas informacioneve paraprake raportohet se ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik. Raportohet se një grua është gjetur e varur në shtëpinë e saj.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe po hetohet për ngjarjen e rëndë. Por deri më tani thuhet se gruaja ishte në depresion dhe se i ka dhënë fund jetës.
Ajo kishte kohë që merrte kurim për të mposhtur depresionin. Identiteti i gruas nuk është i bërë i ditur ende.
E ditur bëhet vetëm se ajo ishte banuese në fshatin Shalës.