Disa kohë më parë u publikua një video dhe thuhej se në të ishte kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke marrë kokainë. Mirëpo laboratori i policisë shkencore ka bërë analizat e Allës dhe thotë se ato janë negative.
Me dije bëhet se analizat në gjak dhe urinë të Lefter Allës kanë dalë negative që ky i fundit ka marrë kokainë.
Të dhënat tregojnë se gjurmët e kokainës zhduken nga gjaku dhe urina pas disa ditësh, por gjurmët e saj qëndrojë në flokë për rreth 90 ditë.
Kujtojmë këtu se videoja u nxorr nga gazetari Artan Hoxha. Si u tha dhe më lart në këtë video akuzohej se Alla merrte kokainë në ambientet e një lokali.
SPAK ka nisur hetimet në lidhje me ngjarje dhe pritet se cili do të jetë vendimi që do të merret.